Rivalët e Flamurtarit në Champions

Futboll

Rivalët e Flamurtarit në Champions

Më: 6 korrik 2017 Në ora: 19:01
Ilustrim

Flamurtari nga Vlora njeh kundërshtarët në grupin paraeliminator të Champions Leagues në futbollin e sallës. Në shortin e hedhur në Slloveni këtë të Enjte, kampionët e Shqipërisë kanë mësuar tre skuadrat rivale ndaj të cilave do të luajnë nga data 22 deri në 27 Gusht. Flamurtari është shortuar në grupin E sëbashku me Mostarin e Bosnje Hercegovinës, Arnavutkoy Belediye të Turqisë dhe Narva United të Estonisë. Një short jo i lehtë por as shumë i vështirë për Flamurtarin. Kampionët e Shqipërisë në futbollin e sallës do të tentojnë kualifikimin në elite-round edhe pse misioni nuk do të jetë aspak i lehtë për skuadrën vlonjate. Takimet e grupit E do të zhvillohen në Bosnje Hercegovinë në fund të Gushtit ndërkohë që në fazën tjetër do të kualifikohet vetëm skuadra që do të renditet në vendin e parë. Kjo nuk është hera e parë që Flamurtari i futbollit të sallës merr pjesë në Champions League. Në sezonin 2015-2016, vlonjatët iu afruan shumë kualifikimit në elite-round por nuk ja dolën dot. Në këtë edicion të Champions Leagues në futbollin e sallës do të marrin pjesë edhe dy ekipe të tjera shqiptare, Liburni i Gjakovës dhe Shkupi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat