Zyrtare: Mandanda kthehet në Marseille

Futboll

Zyrtare: Mandanda kthehet në Marseille

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 22:04
Steve Mandanda

Steve Mandanda e ka kompletuar transferimin e tij te Marseille nga Crystal Palace.

Francezi ishte bashkuar me Crystal Palacen në qershor të vitit 2016, por nuk u gjend mirë në klub pasi portieri i parë është Wayne Hennessey.

Mandanda ka kryer transferimin për 2 milionë euro, që mund të rritet në 6 milionë.

Portieri ka nënshkruar për tri vite me klubin e madh francez.

32-vjeçari kishte kaluar më parë nëntë vite te Marseille si portieri i parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat