Alves refuzon Cityn për këtë skuadër

Futboll

Alves refuzon Cityn për këtë skuadër

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 22:25
Dani Alves

Mbrojtësi brazilian është në kërkim të një klubi të ri.

Përkundër raportimeve se Dani Alves do t’i bashkohej Manchester Cityt, të Pep Guardiolës, braziliani ka bërë një hap prapa, duke refuzuar klubin anglez dhe ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germain.

Gjithçka pritet të zyrtarizohet gjatë ditës së nesërme, ku Alves do të nënshkruajë një kontratë dy-vjeçare me PSG-në.

34-vjeçari sezonin e shkuar ka qenë pjesë e Juventusit, por pas përfundimit të stinorit ka shkëputur marrëveshjen me ‘Zonjën e Vjetër’, ndërsa te PSG do të transferohet si futbollist i lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat