Juve siguron Douglas Costan, nesër testet mjekësore

Futboll

Juve siguron Douglas Costan, nesër testet mjekësore

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 23:02
Douglas Costas

Futbollisti brazilian do të jetë lojtari më i ri i Juventusit.

Mund të quhet e kryer, pasi që është arritur marrëveshja për transferimin e Douglas Costas, nga Bayern Munich te Juventusi.

26-vjeçari brazilian ishte prej kohësh një objektiv i bardhezinjve që këtë të martë mbyllën bisedimit me drejtuesit e klubit bavarez.

Në këtë mënyrë Douglas Costa kthehet në përforcimin e fundit te Juventusit, skuadër me të cilën do të nënshkruajë kontratën, pas marrëveshjes mes dy klubeve për një operacion që në total shkon rreth 46 milionë euro.

Juventusi do të paguajë gjashtë milionë euro menjëherë për huazimin, ndërkohë që në përfundim të tij ka detyrimin për ta blerë futbollistin përfundimisht duke paguar edhe 40 milionë euro të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat