Juventus, probleme me transferimin e Shick?

Futboll

Juventus, probleme me transferimin e Shick?

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 02:00
Sulmuesi çek Patrick Shick

Sulmuesi çek Patrick Shick zgjodhi Juventusin, si klubin e tij të ardhshëm, ndonëse pati një sërë ofertash. 

20 ditë më herët futbollisti kreu vizitat mjekësore me bardhezinjtë, ndërsa u fol se për transferimin e tij, Juventusi do të arkëtonte plot 35 milionë euro në arkat e Sampdorias. 

Gjithsesi, kur kanë kaluar 20 ditë nga reklamimi i mbylljes së marrëveshjes, Juventusi ende nuk e ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit 21 vjeçar çek. 

Ende nuk dihen shkaqet e mos-zyrtarizimit të tij te bardhezinjtë, por mediat italiane ngrejnë pikepyetje mbi probleme në arritjen e marrëveshjes midis Juventusit dhe Sampdorias.  

Gjithashtu, nuk përjashtohet as mundësia që të ketë pasur mosmarrëveshje edhe midis bardhezinjve dhe vetë Patrick Shick. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat