Pranohet dorëheqja e Starovës

Futboll

Pranohet dorëheqja e Starovës

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 08:35
Sulejman Starova

Sulejman Starova edhe zyrtarisht nuk është më trajner i Partizanit. 24 orë pas dorëheqjes posti i tij, edhe Partizani ka dalë me një njoftim zyrtar për mediat, duke konfirmuar largimin e trajnerit kjo detyrë por jo nga klubi i kuq. Në qëndrim e nënkampionëve të Shqipërisë thuhet se:

“Klubi ka marrë në konsideratë vendimin e fundit që ka shprehur traineri Sulejman Starova, ardhur sigurisht nga situata aspak e mirë e krijuar përgjatë periudhës së fundit ku kanë munguar rezultatet sportive. Klubi falenderon Sulejman Starovën për punën e tij të deritanishme në drejtimin e skuadrës në detyrën e trainerit.

“Sulejman Starova do të vijojë të jetë pjesë e 15-të herë kampionëve të vendit, në pozicionin e këshilltarit të presidentit Demi.”

Detyrë emergjente e presidencës së Partizanit në bashkëpunim me këshilltarin kryesor të presidentit Demi Lucciano Moggi është gjetja e një meri të përshtatshëm për të pasuar Starovën, i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë i huaj. Prej javësh është folur emri Mlladen Milinkovic, që befasoi në krye të Luftëtarit se me rezultate ashtu edhe me lojën e shprehur në fushë. Gjithsesi në ditët në vijim të kuqtë do ta mësojnë emrin e trajnerit të ri që do të ketë si objektiv titullin kampion, trofe që i mungon Partizanit që nga viti 1993.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat