Rodriguez: Të gjithë e dinë se kush është Bayerni

Futboll

Rodriguez: Të gjithë e dinë se kush është Bayerni

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 12:09
James Rodriguez

Futbollisti kolumbian, James Rodriguez, mendon se ka bërë hapin e duhur dhe mezi po pret të nisë përgatitjet në fanellën e kampionit gjerman, Bayern Munihu. Ish-futbollisti i Real Madridit huazohet për dy edicione te bavarezët. Rodriguez ka luajtur 111 ndeshje me Real Madrid dhe ka shënuar 36 gola. Ai ka dhënë 41 asistime, ka fituar një herë titullin në La Liga, dy herë Champions League, dy herë botërorin për klube dhe dy herë Superkupën e Europës. “Jam shumë i lumtur dhe po pres me padurim të fillojë punën në një klub gjigant dhe skuadër madhështore si Bayerni. Të gjithë e dinë se kush është Bayerni. Për mua është një kulturë e re, një klub i ri dhe një jetë e re, të cilën nuk e kam provuar më parë. Jam krenar dhe shumë i lumtur që do të luajë në një ekip që nuk është ngopur me trofe. Puna me Ancelotti më ka shijuar shumë dhe është kënaqësi që do të jem në urdhrat e tij”, ka thënë Rodriguez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat