Shqipëria gjen selektorin e ri

Futboll

Shqipëria gjen selektorin e ri

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 13:37
Luigi De Canio

Luigi De Canio, trajneri italian, do të emërohet trajneri i ri i Kombëtares shqiptare. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) tashmë e ka gjetur pasardhësin e Gianni De Biasit, i cili dha dorëheqje nga ekipi kuqezi.

Luigi De Canio, trajneri italian, do të emërohet trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, shkruan ‘Panorama Sport’. Thuhet se zyrtarizmi i De Canios në krye të ekipit kuqezi do të bëhet javën e ardhmes (të hënën ose të martën) . Kandidat për ta marrë drejtimin e Shqipërisë kanë edhe Clarence Seedorf, Christian Panucci dhe Walter Zenga. Por, FSHF ka zgjedhur De Canios për shkak të pagës më të ulët. De Canio gjatë karrierës ka drejtuar skuadrat e njohura italiane si: Udinese, Napoli, Genoa Catania e të tjera/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat