Barcelona dhe Valverde nisin stërvitjen pa Messi, Neymar dhe Pique

Futboll

Barcelona dhe Valverde nisin stërvitjen pa Messi, Neymar dhe Pique

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 16:04
Messi, Neymar dhe Pique

Lojtaret e FC Barcelones kane nisur stervitjen te merkuren nen urdherat e trajnerit te ri, Ernesto Valverde, por pa disa nga yjet, si Leo Messi, Neymar apo Gerard Pique, aktualisht ne Japoni, ku po promovojne klubin.

Lojtaret u jane nenshtruar te merkuren paradite disa testeve mjeksore para se te nisnin stervitjen e pare, beri te ditur klubi katalan.

Me ekipin ka qene ardhja e fundit, Gerard Deulofeu nga anglezet e Everton, nderkohe qe jane larguar Jeremy Mathieu dhe Cristian Tello.

Te premten, lojtaret qe kane luajtur me seleksionin ne qershor, Andrés Iniesta, Jordi Alba, Samuel Umtiti apo Sergio Busquets, nder te tjerash, do te bashkohen me grupin, ndersa Messi, Neymar dhe Pique do te kthehen te shtunen.

Ekipi do te niset me 19 korrik per ne SHBA, ku do te luajne ndeshje miqesore me Juventus, Manchester United dhe me Real Madrid. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat