Ngecin negociatat mes Realit, Betisit dhe Sevillas për Dani Ceballosin

Futboll

Ngecin negociatat mes Realit, Betisit dhe Sevillas për Dani Ceballosin

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 19:25
Dani Ceballos dhe Isco

Dani Ceballos është raportuar se do të jetë pjesë e ekipit të Real Madridit.

Por, sipas të përditshmes spanjolle, Marca negociatat paksa kanë ngecur shkaku i pagesës së klauzolës së lojtarit.

Në fakt, kartonin e mesfushorit e posedon Sevilla dhe skuadra aktuale e Betisit, të cilat po kërkojnë secila nga tetë milionë euro.

Kampioni spanjoll ka ofruar 15 milionë euro, të cilën fillimisht e kanë pranuar dy skuadrat andaluziane ndërsa tani kanë ndryshuar mendje.

Marca shkruan se nuk pritet të dështojë kalimi i mesfushorit te Reali pasi që nuk paraqet problem një milion euro për Florentino Perezin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat