Zyrtare: Sadiku prezantohet te Legia Varshava

Futboll

Zyrtare: Sadiku prezantohet te Legia Varshava

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 20:26
Armando Sadiku

Armando Sadiku është zyrtarisht një futbollist i Legias së Varshavës.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka zhvilluar sot paradite vizitat e detyrueshme mjekësore dhe ka hedhur firmën në kontratën që e lidh me kampionët e Polonisë.

Sadiku udhëtoi dje drejt Varshavës dhe sot në mëngjes kreu të gjitha vizitat në klinikën e klubit, duke i kaluar me sukses. Më pas, ai ishte në ambientet e klubit ku në praninë e drejtuesve nënshkroi kontratën 3-vjeçare me skuadrën e tij të re.

Nuk është bërë ende e ditur se cila është shifra që ka paguar Legia e Varshavës për sulmuesin shqiptar, i cili ishte nën kontratë me Zyrihun.

Te skuadra e re, Sadiku do të mbajë fanellën me numrin 99.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat