Zyrtare: Januzaj prezantohet te Real Sociedad

Futboll

Zyrtare: Januzaj prezantohet te Real Sociedad

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 21:45
Adnan Januzaj

Adnan Januzaj është prezantuar te Real Sociedadi.

Mesfushori shqiptar me tipare sulmuese i ka kushtuar klubit spanjoll rreth 11 milionë euro.

Fotografitë e publikuara nga klubi i ligës elitare spanjolle ka treguar se futbollisti ka marrë fanellën me numrin 8.

Por, kjo nuk do të thotë se e ardhmja e Januzaj ka marrë fund në Manchester United, pasi që në klauzolën e lojtarit raportohet se Unitedi ka të drejtën e riblerjes.

Reprezentuesi belg 22-vjeçar sezonin e kaluar ishte i huazuar te Sunderlandi ndërsa më parë ka luajtur edhe në Borussia Dortmund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat