Mundohet ta tremb Skëndebeun

Futboll

Mundohet ta tremb Skëndebeun

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 13:25
Kakaber Tshadadze

Në ndeshjen e parë në shtëpi është e rëndësishme për të mbajtur portën të paprekur, por ne do të sulmojmë, pasi duam të fitojmë bindshëm”. Kështu është shprehur në konferencën e djeshme për shtyp trajneri gjeorgjian i Kairat Almatit, Kakaber Tshadadze.

Ky i fundit tregoi se ka njohuri të mjaftueshme për Skënderbeun, madje nuk ngurroi t’i bënte elozhe ekipit shqiptar. “Kundërshtari ka një ekip të mirë dhe mbi të gjitha një përvojë të madhe në garat europiane. Është një klub tradicional në Shqipëri dhe në shtatë vitet e fundit lufton çdo sezon për titullin kampion.

Me aq sa di, në përbërjen e tyre nuk ka pasur ndryshime të mëdha. Jam i bindur që sot do të jetë një ndeshje interesante”, ka

I pyetur nga gazetarët vendës, nëse pret një Skënderbe të jomotivuar për shkak se humbi titullin në javët e fundit në Shqipëri, trajneri i Kairatit dha këtë përgjigje:

“Fakti që ekipi i tyre çdo vit lufton për vendin e parë, tregon që ata kanë ambicie të mëdha dhe nuk dorëzohen kurrë. I kam studiuar dhe mendojnë se kanë lojtarë cilësorë. Janë një ekip shumë interesant, kështu që mendoj se për tifozët do të jenë 90 minuta të bukura me spektakël.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat