Drita nuk ndalet, Rexhepi la Ferizajn

Futboll

Drita nuk ndalet, Rexhepi la Ferizajn

Nga: K. Goca Më: 13 korrik 2017 Në ora: 13:58
Leutrim Rexhepi me Fisnik Kërçelin e Dritës

Drita nga Gjilani po mbledhë pothuajse futbollistët më të mirë të Kosovës.  Klubi nga Gjilani pretendon të përforcohet sa më shumë dhe të jenë të përgatitur deri në pikën e fundit për edicionin e ri.

Goditja e radhës është portieri Leutrim Rexhepi i cili së fundi mbrojti me sukses të madh për Ferizajn, që u largua nga elita. “Portieri, Leutrim Rexhepi tani pjesë e FC Drita! Leutrimi që sezonin e kaluar ishte pjese e Ferizajt, tani nga ky stinor do t’i mbroje ngjyrat e klubit tonë”, bëhet e ditur nga FC Drita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat