Zyrtare: Mentor Zhdrella, lojtar i Llapit

Futboll

Zyrtare: Mentor Zhdrella, lojtar i Llapit

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 07:26
Mentor Zhdrella

Llapi e ka bërë goditjen e madhe të afatit kalimtar, duke transferuar Mentor Zhdrellën.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i klubit, Nexhat Dumnica, ka publikuar foton e takimit me Zhdrellën.

Në takim shihet edhe trajneri i ekipit llapjan, Tahir Batatina.

Dumnica është shprehur i lumtur me marrëveshjen.

“Zhdrella i rikthehet vendlindjes. Që nga sonte ai është pjesë e Llapit”, u shpreh Dumnica.

Image
Trajneri Tahir Batatina, Mentor Zhdrella dhe kryetari i klubit, Nexhat Dumnica

Në këtë mënyrë, Zhdrella bëhet transferimi më i madh deri më tani i afatit kalimtar.

Llapi konfirmon synimet e qarta edhe këtë sezon, që të luftojë për trofe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat