Mediat angleze të sigurta, Bakayoko drejt Chelseat

Futboll

Mediat angleze të sigurta, Bakayoko drejt Chelseat

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 08:37
Tiémoué Bakayoko

Mesfushori francez i Monaco, Tiémoué Bakayoko, 22 vjeç, do të nënshkruajë me Chelsean për pesë vjet.

Një transferim ky që vlen  45 milionë euro, bëjnë të ditur të enjten gazeta The Guardian dhe televizioni Sky News.

Lexo po ashtu:
[Lajmet e fundit rreth Chelseat] Lajmet e fundit rreth Chelseat

Tiémoué Bakayoko do t’i nënshtrohet vizitës mjekësore të premten, saktëson “The Guardian”.

“Ai do të ekzaminohet impesisht pas ndërhyrjes kirurgjikale që ka kryer në gju, por nuk pritet që të ketë probleme”, shkruan gazeta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat