Gjigantët anglezë në ‘luftë’ për Aubameyangun

Futboll

Gjigantët anglezë në ‘luftë’ për Aubameyangun

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 09:13
Pierre-Emerick Aubameyang

Pierre-Emerick Aubameyang pëlqehet në masë të madhe në Ligën Premier.

Sulmuesi nga Gaboni ka zhvilluar një super-sezon duke shënuar shumë gola me Dortmundit dhe kjo ka bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të mendojnë transferimin e tij.

Sipas The Sun, dy gjigantët anglezë, Chelsea dhe Liverpooli do të ‘luftojnë’ mes vete për të nënshkruar sulmuesin e Borussia Dortmundit, Aubameyang.

Të dy klubet kanë kontaktuar me përfaqësuesit e 28-vjeçarit mbi një lëvizje të mundshme prej 65 milionë funtesh.

Megjithatë, Liverpooli thuhet të kenë preferenca më të lehta për shkak të marrëdhënies së Aubameyangit me ish-trajnerin e tij te Dortmundi, Jurgen Klopp.

Çmimi i sulmuesit mendohet të jetë rreth 70 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat