Zyrtare: Ceballos, lojtar i ri i Real Madridit

Futboll

Zyrtare: Ceballos, lojtar i ri i Real Madridit

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 10:52
Dani Ceballos

Dani Ceballos mund të quhet lojtari më i ri i gjigantit spanjoll, Real Madridit.

Mesfushori i talentuar spanjoll u zgjodh më i miri në kampionit evropian për U21, duke ngjallur interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Barcelona dhe Juventusi ishin shumë të interesuar për transferimin e Ceballos, por shërbimet e tij i fitoi Real Madridi pasi ishte preferenca e vet futbollistit.

Para disa ditëve u publikua se Real Madridi dhe Real Betiti kanë hasur në vështirësi në arritjen e marrëveshjes, por tani gjithçka është e përfunduar.

Është vet klubi i Betisit që ka konfirmuar marrëveshjen me Real Madridin për Ceballos, ndërsa shuma e transferimit thuhet të jetë 18 milionë euro.

“Real Madrid C.F dhe Real Betis Balompie kanë rënë dakord me transferimin e Dani Ceballos, i cili ka nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare me klubin. Prezantimi i futbollistit pritet të bëhet javën e ardhshme në ditën e enjte”, shkruan në njoftimin e Mbretërve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat