Osijeku triumfon falë shqiptarëve

Futboll

Osijeku triumfon falë shqiptarëve

Nga: Kemajl Goca Më: 14 korrik 2017 Në ora: 12:40
Eros Grezda e Muzsafer Ejupi

Skuadra e Osijekut ka arritur rezultat të favorshëm në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Europa League. Fitorja si vendas me rezultat 2:0 ndaj skuadrës Luzern nga Zvicra, pa dyshim se është e madhe dhe për të cilën kishin meritë shqiptarët Eros Grezda dhe Muzafer Ejupi. Shqiptarët treguan lojë shumë të mirë dhe ndihmuan në triumfin e madh skuadrën kroate, e cila me një këmbë është afër kalimin në rrethin tjetër, edhe pse do ta pret një supersfidë në Luzern. Në minutën e 66-të, Ejupi nga afërsia me kokë plasoi topin në rrjetë, kurse në atë të 79-tën, Grezda pas një depërtimit individual futet në 16-sh, me një goditje përtoke thelloi fitoren në 2:0. Grezda u paraqit deri në minutën e 85-të. Ndërkaq, shqiptari Hysen Memolla luajti standard për Hajdukun e Splitit e cila si vendas e mundi me 1:0 Levskin nga Sofja.  Memolla u ndëshkua me karton të verdhë e 81-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat