Reali mendon transferimin e Meunierit

Futboll

Reali mendon transferimin e Meunierit

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 13:58
Thomas Meunier

Real Madridi do të shkojë me gjitha forcat për të nënshkruar me mbrojtësin e djathtë të Paris Saint-Germainit, Thomas Meunier, pasi Danilo thuhet se është afër përfundimit të transferimit të tij te Chelsea.

Sipas gazetës spanjolle Marca, largimi i mundshëm i ish-mbrojtësit të Portos, Danilos drejt Stamford Bridge ka bërë që 25-vjeçari belg të jetë kandidati i preferuar i Madridit për ta zëvendësuar atë.

Meunier i impresionoi parisienët në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe shënoi kundër Barcelonës, me Zinedine Zidane që beson se ai mund të sigurojë konkurrencë të shëndetshme për Dani Carvajalin.

Ky veprim është bërë më i mundshëm për shkak të gjigantëve francezë që përfunduan transferimin e lirë të Dani Alves këtë javë pas largimit të tij nga Juventusi.

Çmimi i mbrojtësit belg besohet të jetë rreth 20-25 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat