Kroatët e nderojnë Kujtim Shalën

Futboll

Kroatët e nderojnë Kujtim Shalën

Nga: Kemajl Goca Më: 14 korrik 2017 Në ora: 14:20
Kujtim Shalën

Kroatët nuk e harrojnë ish-futbollistin e mirënjohur, Kujtim Shala. Kombëtarja e Kroacisë me 2 shtator (20.45) në konak të vet e pret Kosovën, në ndeshjen e xhiros së shtatë të grupit I të kualifikimeve për Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’.

Shala konfirmoi ftesën që u ftua si mysafir special për këtë ndeshje. “Ndihem i nderuar për ftesën që ma bëri Zyrtari i lartë i HNS z. Srebriç, që të jem mysafir special në ndeshjen Kroaci-Kosovë. Të nderuarit të nderojnë. Faleminderit Kroaci”, ka thënë Shala, i cili ka qenë pjesë e kombëtares kroate dhe në fund të viteve 80-ta luajti me sukses të madh në klubin me renome, Dinamo nga Zagrebi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat