Unitedi i vendosur të rezistojë ndaj çdo oferte për De Gean

Futboll

Unitedi i vendosur të rezistojë ndaj çdo oferte për De Gean

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 15:00
David de Gea

Manchester United është i vendosur të rezistojë ndaj çdo oferte nga Real Madridi për David de Gea.

Sipas Daily Star, drejtuesit e Realit janë të gatshëm të paraqesin një ofertë 60 milionë funte për reprezentuesin spanjollë në një lëvizje e cila thuhet se është e garantuar për të nxehur gjakun mes dy klubeve.

Unitedi dhe Reali janë të dyja në Los Angelos në udhëtimet e tyre para sezonale dhe ndajnë të njëjtën bazë trajnimi në UCLA.

Gjigantët evropianë tashmë po shtyhen mes vete edhe mbi atë se kush ka objektet më të mira të trajnimit dhe hotelet, ndërsa Reali duan t’i testojnë Djajtë e Kuq me një ofertë për portierin spanjoll.

Megjithatë, Unitedi e ka bërë të qartë se De Gea nuk është për shitje, por Reali e di se ai ka një ambicie të gjatë për t’u kthyer në Madrid dhe nuk do të heqë dorë nga shpresa për ta joshur atë për të ardhur në Bernabeu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat