Milani e bën Bonuccin kapiten

Futboll

Milani e bën Bonuccin kapiten

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 17:10
Leonardo Bonucci

Raportohet se Leonardo Bonucci do të jetë kapiten i Milanit, pasi ta kryejë transferimin e tij nga Juventusi. 

Mbrojtësi qendror gjendet në Casa Milan, për ta mbyllur transferimin e tij me Rossonerët.

Ai pritet të ketë pagë prej 6.5 milionë euro në sezon, ndërsa Juventusit do t’i shkojnë 40 milionë euro dhe 2 milionë euro të tjera bonuse.

Sipas Premium Sport, nuk janë vetëm milionat që do t’i ipen, pasi ai do ta marr edhe shiritin e kapitenit.

Italiani do ta mbajë numrin 19 në shpinë me fanellën e re të Milanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat