Bajrami: Ugne na ndihmon shumë për Champions League

Futboll

Bajrami: Ugne na ndihmon shumë për Champions League

Nga: Kemajl Goca Më: 14 korrik 2017 Në ora: 17:12
Emin Bajrami

Kryetrajneri i Hajvalisë (femrat), Emin Bajrami, është optimistë se do ta bëjnë një ekip kompakte. “Për mu si trajner çdo lojë mund të fitohet dhe asgjë nuk është e pamundur, mirëpo gjithmonë duhet shkuar me logjikën që do të shkojmë për të bërë befasi, jo të shkojmë të dorëzuar para se të përballemi”, tha Bajrami. Sa i përket kushteve thotë: “Kushtet nuk janë ashtu si unë dëshiroj edhe si kërkohet sot në futbollin modern, mirëpo edhe me këto kushte duhet të adaptohemi dhe të përgatitemi sa më mirë”.

Hajvalia stërvitet në Kizhnicë. “Jemi duke u stërvitur në stadiumin në Kishnicë. Seancën e dytë do të bazohemi në aspektin e përgjithshëm kondicional dhe më së shumti do të fokusomi në aspektin teknikë, me top dhe pa top ku do të mundomi ta rrisim ritmin e lojës që të jem përafërsisht nivel me ekipet e rangut evropian. Bajrami konfirmoi se të shtunën (nesër) vjen përforcimi nga Lituania. Është fjala për Elena Ugne. “Ugne luan si qendërmbrojtëse dhe pres shumë nga ajo sidomos për Champions. Në fakt, e kompletojmë repartin e mbrojtjes, sepse aty kemi pas nevojë për një lojtare me kualitet të lartë siç është Ugne”, tha Bajrami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat