Kujtim Shala i rikujton Asanoviqit diçka para 32 vjetësh!

Futboll

Kujtim Shala i rikujton Asanoviqit diçka para 32 vjetësh!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 korrik 2017 Në ora: 16:08
Ilustrim nga Kujtim Shala

Ish-futbollisti i mirënjohur, Kujtim Shala, një periudhë luajti te Liria e Prizrenit, pastaj në Partizan të Beogradit, në Prishtinë, Dinamo të Zagrebit etj. Shala ka postuar një fotografi, duke i rikujtuar diçka interesante ish-futbollistit të mirënjohur kroat, Aljosha Asanoviqi, i cili në vitet e 80-ta luante për Hajdukun e Splitit.

Në orët e paradites së sotme, Asanoviq kishte postuar përbërjen e Hajdukut kur kishte luajtur baras me Prishtinën pikërisht me 15 mars të vitit 1986, në sfidën e luajtur në Split në kuadër të javës së 20-të, e vlefshme për Ligën e Parë të Ish-Jugosllavisë, ndërsa Shala pasdite ka postuar një foto të ilustruar dhe më atraktive, duke i kujtuar Asanoviqit për humbjen që kishte pësuar në Prishtinë,  ku ishin të pranishëm më së 40 mijë shikues, raporton gazeta kombëtare “Bota sot”.

Shala ishte prej më të mirëve në fanellën e Prishtinës, ku i shkaktuan humbje me 1:0 Hajdukut, në ndeshjen e javës së 3-të të Ligës Parë të ish Jugosllavisë, e cila ishte luajtur me 21 gusht të vitit 1985, e vlefshme për javën e tretë. “Po ja rikujtoj mikut Asanoviq ndeshjen para 32 viteve Prishtina-Hajduk 1:0 Kujtim Shala”, shkruan Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat