Tragjedi në futboll, 8 të vdekur nga rrëzimi i murit të një stadiumi pas përplasjes së tifozëve

Futboll

Tragjedi në futboll, 8 të vdekur nga rrëzimi i murit të një stadiumi pas përplasjes së tifozëve

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 19:40
Pamje nga trazirat

Përplasjet e dy tifozerive kanë shkaktuar një tragjedi të rëndë në Dakar, gjatë finales së Kupës së Senegalit mes Uakam dhe Stad De Mbur.

Gjithçka ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes dhe në shtesën e takimit, kur përplasjet mes tifozerive në stadiumin “Demba Diop” të Dakarit, detyruan policinë të ndërhynte, shkruan Panoramasport.

Ajo filloi të shpërndante turmën me gaz lotsjellës duke shkaktuar panik mes njerëzve dhe si pasojë e kaosit të krijuar, u shemb një mur në pjesën e sipërme të tribunës, duke zënë poshtë disa tifozë fatkeq.

Bilanci tragjik i këtij incidenti flet për 8 të vdekur mes tifozëve të të dy palëve, ndërsa mes tyre ishte edhe një vajzë e vogël.

Gjithashtu, rreth 60 të plagosur janë trajtuar në spitalet lokale në Dakar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat