Karahoda: Gjilani-Drita, një derbi edhe më i nxehtë! - Bota Sot
Karahoda: Gjilani-Drita, një derbi edhe më i nxehtë!

Futboll

E shtunë, 18 nëntor 2017

Karahoda: Gjilani-Drita, një derbi edhe më i nxehtë!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 korrik 2017 Në ora: 11:41
Karahoda

Dy skuadra të të njëjtit qytet,  me rivalitet më shumë se sportiv, rival të përbetuar Gjilani dhe Drita, duket se deri më tash janë më të përforcuarat.  Si njëra skuadër po ashtu edhe pala tjetër janë përforcuar me disa futbollistë të nivelit cilësor dhe në fakt paralajmërojnë se përballja e parë mes tyre në vjeshtë, pa dyshim se do të jetë më e fortë se ato të edicioneve të kaluara. Përforcimi i Gjilanit, sulmuesi Fatih Karahoda, ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se vërtet do të jetë një derbi më cilësor dhe më i fortë. Karahoda së fundi luajti për Besën e Pejës dhe tani do të jetë në petkun e Gjilanit, i cili do të ketë rastin ta shoh edhe derbin më të madh në vend ndërmjet Gjilanit dhe Dritës.

“Mendoj se edhe edicionet e kaluara ishte derbi më i madh në Kosovë, por sivjet do të jetë një derbi me cilësor”, thotë Karahoda. Sulmuesi mendon se ka bërë hapin e duhur që kaloi në FC Gjilani: “Mendoj se kam bërë hapin e duhur, sepse kishte ardhur koha me ndërruar ambient dhe Gjilani ishte destinacioni që më përshtatet më së shumti. Sepse Gjilani është ekip qe luan për me arritur suksese”.  Ai mendon se përfitimi do të jetë i dyanshëm. “Mendoj që edhe unë kam me përfituar prej Gjilanit, por edhe Gjilani prej meje”,- thotë ai. A mendoni se Gjilani do të jetë kandidat kryesor për titull? 

“Kandidat do të jetë gjithsesi, por për kandidat kryesor do të tregoj fillimi i kampionatit”, shprehet optimistë Karahoda. Prizrenasi pret edicion më të mirë. “Mendoj që do të jetë edicion shumë më i mirë se vitet e kaluara, për arsye se ka shumë ekipe që janë përforcuar dhe fakti tjetër, jemi në UEFA, tash të gjitha ekipet e kanë lakmuar Prishtinën dhe Trepçën ’89, si dhe të gjithë po dëshirojnë që të shijojnë Evropën”, tha Karahoda.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test