Isufi, kryetrajner i ri Vllaznisë

Futboll

Isufi, kryetrajner i ri Vllaznisë

Nga: Aziz Zuka Më: 17 korrik 2017 Në ora: 15:38
Bekim Isufi

Arsim Ostërgllava, kryetar i Vllaznisë nga Pozhorani, ka bërë të ditur se Bekim Isufi është emëruar kryetrajner i ri i skuadrës. Ish futbollist i Dritës dhe trajner i njohur, ka udhëhequr më herët Dritën, Hajvalinë dhe kohëve të fundit ishte edhe drejtor i Feronikelit nga Drenasi. Isufi është prezantuar dje në ambientet e klubit Vllaznia.

Pas bisedimeve që ishin kryer me sukses me këtë trajner të mirënjohur më në fund Vllaznia gjeti qetësinë pas një jave zbrazëti në bankinën e saj. Synimet e kësaj skuadre janë të përgatiten sa më mirë për edicionin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat