Murati përfundimisht humb ndeshjen e kthimit me HJK Helsinkin

Futboll

Murati përfundimisht humb ndeshjen e kthimit me HJK Helsinkin

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 19:51
Mevlan Murati

Futbollisti i Shkëndijes nga Tetova, Mevlan Murati përfundimisht humb ndeshjen e kthimit me HJK Helsinkin në kuadër të raundit të dytë të eliminatoreve të UEFA Europa League. Mbrojtësi i krahut u lëndua në takmin e parë me skuadrën finlandeze, duke u detyruar të lëshojë fushën pas vetëm 25 minuatve lojë. Ndërkohë ekipi mjekësor ka kryer testime shtesë rezultatet e të cilave kanë konfirmuar lëndim të muskulit të kofshës së këmbës së majtë, ku është krijuar hematom. I njejti kërkon terapi një javore me laser, pas çka përmes testimeve të reja do të vlerësohet nëse është eliminuar në masë të duhur që futbollistit do t’i lejonte të rikthehet me intenzitet maksimal në seancat stërvitore. Parashikimet më optimiste janë se Murati do të kthehet për 10-të ditë, ndërsa maksimum rikuperimi mund të shkojë deri në dy javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat