Trajneri i kombëtares, në skenë del edhe Malesani

Futboll

Trajneri i kombëtares, në skenë del edhe Malesani

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 22:42
Kombetarja

Eshtë cështje orësh por ndërkohë ende asgjë nuk është vendosur përfundimisht, e madje del në skenë një emër i ri që mund të parakalojë dyshen Panucci- De Canio, ajo e Alberto Malesanit. Është ky qëndrimi zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit në lidhje me një nga cështjet më të rëndësishme për sa i përket të ardhmes kuqezi, asaj të trajnerit të ri të Kombëtares. Nëpërmjet një komunikate zyrtare Federata Shqiptare e Futbollit informon opinionin publik se është duke vazhduar intensivisht negociatat për emërimin e trajnerit të ri të Kombëtares. Përkundër raportimeve për zgjedhjen përfundimtare për sa i përket emrave të caktuar Federata thekson se asgjë për momentin nuk është zyrtarizuar apo konfirmuar, ndërsa mjaft i rëndësishëm është dhe togfjalëshi, “presidenti Duka vijon negociatat e tij me kandidatët përkatës për stolin kuqezi”, pra me kandidatët lihet te kuptohet se bisedimet nuk po zhvillohen vetëm me një person, pasi vijojnë të mbeten në disa pista. Supersport ka arritur të mësojë që javën e kaluar listën e reduktuar me 3 kandidatët finalistë për stolin e Kombëtares, pikërisht Cristian Panucci, Lugi De Canio dhe Walter Zenga.

Me Zengën tanimë të skartuar gjatë javës dukej se beteja finale do të ishte mes De Canios dhe Panuccit, por së fundmi Federata ka nxjerrë në skenë emrin e Alberto Malesanit,  trajner 63-vjecar me një eksperiencë të jashtëzakonshme mbi shpatulla pasi ka një jetë që drejton në Serinë A skuadra si Fiorentina, Udinese, Empoli, Siena, Bologna, Genoa apo Sassuolo. Malesani është futur fort në garë e madje nga Federata bëjnë të ditur se kandidatura e tij po vlerësohet shumë nga ana e grupit përzgjedhës të drejtuar nga Presidenti Duka.  E sigurt është se negociatat janë në sprintin final ku do të vendoset cdo gjë, ndërkohë që dilema e madhe se cili do të jetë timonieri i ri i Kombëtares që do të udhëheqë kuqezinjtë në ndeshjet e mbetura të eleminatoreve të Botërorit, por mbi të gjitha me misionin për të përsëritur mrekullinë e kualifikimit në një event madhor , Europianin e vitit 2020 pritet të marrë një përgjigje së shpejti, mund të jete madje edhe cështje orësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat