Daja: Kundër Kairatit do të synojmë fitoren

Futboll

Daja: Kundër Kairatit do të synojmë fitoren

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 00:58
Daja

Në shtëpi bashkë me ngrohtësinë e tifozëve për të synuar kalimin në raundin e 3-të kualifikues të Europa League. Skënderbeu vazhdon përgatitjet për ndeshjen e kthimit me Kairat Almaty në Korcë duke shkelur dhe për herë të parë fushën e Kompleksit Olimpik që po ndërtohet ende në këtë qytet dhe nën interesimin e dhjetëra tifozëve që nuk kanë mundur të ndjekin nga pranë skuadrën dhe në stërvitje duke treguar se të enjten në mbrëmje “ujqërit” nuk do të jenë vetëm.

“E kemi ndjerë që ditën e parë mbështetjen e tifozëve. Kemi bërë një punë të mirë dhe nuk duhet të gabojmë. Koeficenti i vështirsisë është i lartë duhet të tregohemi vigjilent.”

Grupi është i gjithi i gatshëm dhe këtë e konfirmon dhe trajneri Daja që kërkon përqëndrim pasi cështja e kualifikimit është ende e hapur.

“Grupi është në dipozicion, përvec Abazit, i cili po stërvitet individualisht. Të gjithë jemi më këmbë në tokë dhe lojtarët e dinë cfarë duhet të bëjnë. Do ti besojmë taktikës në grup, por pa harruar cilësitë e disa futbollistëve që ka kundërshtari. Do të mundohemi ta mbajmë kundërshtarin lart, do të ngushtojmë zonat për ti penguar kundësulmet.” 

Sipas Dajës, Skënderbeu duhet të bëjë mbi të gjitha kujdes dhe nga cilësitë individuale të disa futbollistëve, pasi Kairat do të përdorë të gjithë forcën për të vazhduar më tej rrugëtimin në këtë kompeticion.

“Kundërshtari do të përdori të gjithë potencialin e tij për tu kualifikuar. Nuk janë të pakalueshëm, por ne ashtu si në ndeshjen e parë duhet t’i vlerësojmë maksimalisht pasi kanë lojtarë që mund të zgjidhin ndeshjen dhe në nivel individual. Kemi disa bonuse duke filluar që nga fusha dhe tifozët. “

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat