Romelu Lukaku shënon golin e tij të parë për Man Utd

Futboll

Romelu Lukaku shënon golin e tij të parë për Man Utd

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 08:24
Lukaku

Manchester United ka triumfuar në një tjetër miqësore, kësaj radhe ndaj skuadrës së Real Salt Lake, duke e mposhtur 2:1.

“Djajtë e Kuq” e kanë nisur mirë parasezonin. Dy miqësore dy fitore, ky është bilanci i të besuarve të Jose Mourinhos.

Në ndeshjen e dytë gjeti golin Romelu Lukaku, i cili ia bëri sefte për “Djajtë e Kuq” duke shënuar për 2:1 për t’ia dhuruar fitoren ekipit të tij, derisa golin tjetër e shënoi Henrik Mkhitaryan, kurse për Real Salt Lake shënoi Luis Silva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat