Mediat greke: Kasami drejt transferimit në GC

Futboll

Mediat greke: Kasami drejt transferimit në GC

Nga: Fitim Dika Më: 18 korrik 2017 Në ora: 11:31
pajtim Kasami

Klubi zviceran Grasshoppers punon aktivisht për transferimin e lojtarit të kombëtares helvete: Pajtim Kasamin, shkruajnë mediat greke.

Lojtari me origjinë nga Struga mund të transferohet së shpejti nga Olympiakos drejt GC, për shkak se një kërkesë të tillë e kërkon me ngulm shefi sportiv zviceran Mathias Walther.

Gjatë sezonës së kaluar Kasami ishte huazuar nga klubi anglez Nottingham Forest, ndërsa kontrata e tij me Olympiakos vlen edhe një vit.
25 vjeçari sigurt do ndjehej më mirë në klubin zviceran, pas shumë peripecive që kishte kaluar më parë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat