Arrestohet bashkë me të birin presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës

Futboll

Arrestohet bashkë me të birin presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 13:14
Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Angel Maria Villar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Angel Maria Villar, dhe i biri i tij, Gorka, janë arrestuar në kuadër të një hetimi për korrupsion, raportojnë mediat spanjolle.

Villar u arrestuar nën dyshimin për përvetësimin e fondeve, raportojnë agjencitë e lajmeve El Pais dhe Efe.

Villar, dikur futbollist i Kombëtares së Spanjës, ka qenë president i Federatës së Futbollit të Spanjës prej vitit 1988.

I biri i tij Gorka është në mesin e një numri njerëzish tjerë të arrestuar sot, raporton AFP.

Gjykata e Lartë e Spanjës ka thënë për Reuters se njëri nga gjykatësit  dhe prokurorët anti-korrupsion të saj janë duke e udhëhequr hetimin.

Në kohën e Villarit si president i Federatës, përfaqësuesja e Spanjës në konkurrencën e meshkujve i ka fituar dy tituj të Kampionatit Evropian si dhe Kupën e Botës në vitin 2010, duke u bërë forcë dominuese në futboll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat