Panucci te Shqipëria, zbulohet akordi i arritur për pagën

Futboll

Panucci te Shqipëria, zbulohet akordi i arritur për pagën

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 14:57
Christian Panucci

Përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Shqipërisë në futboll, Christian Panucci, pritet që të përfitojë një pagë thuajse të njëjtë me atë të Gianni de Biasit në sezonin e parë në krye të Shqipërisë.

Burime të besueshme nga institucioni i futbollit në vend për “Panorama Sport” kanë bërë me dije se Panuccii do të përfitojë një pagë mujore prej 20 mijë eurosh. Kërkesat e ulëta ekonomike kanë ndikuar jo pak në përzgjedhjen e presidentit të FSHF-së për teknikun që do të pasojë De Biasin në krye të Kombëtares.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat