Montella: Milani mund të luajë me tre mbrojtës

Futboll

Montella: Milani mund të luajë me tre mbrojtës

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 20:06
Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, është duke menduar që në sezonin e ri të luajë me tre mbrojtës.

Me arritjen e Leonardo Bonuccit në San Siro, ai mund të luajë krahas Alessio Romagnolit dhe transferi tjetër, Mateo Musacchio, në fazën defensive.

“Jam duke i vlerësuar lojtarët që i kam në dispozicion në baza ditore. Kam shumë lojtarë, mendoj se ata janë të aftë të më japin zgjidhje të ndryshme taktike”.

“Arritja e Bonuccit, për shembull, mund të ndikojë që të luaj me tre njerëz në mbrojtje, mirëpo tash për tash nuk mund ta them me siguri”, ka deklaruar Montella pas humbjes nga Borussia Dortmundi.

Ai ka folur edhe për ndeshjen kualifikuese të Europa League kundër Universitatea Craiova që zhvillohet me 27 korrik.

Strategu italian mendon se skuadra e tij nuk do të jetë në gjendjen më të mirë për atë ndeshje, por shpreson që të sigurojë kualifikimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat