Juventus, objektivi Nemanja Matic dhe Emre Can

Futboll

Juventus, objektivi Nemanja Matic dhe Emre Can

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 11:55
Ilustrim

Juventus kërkon të përforcohet në mesfushë pasi aty ka hasur probleme më së shumti. Ka shumë emra në garë por fokusimi duket më së shumti në Premier League.

Në krye të listës së kampionëve të Italisë qendron serbi Nemanja Matic i cili do të largohet nga Chelsea, madje nuk ka udhëtuar për në SHBA, për fazën përgatitore me ekipin.

Juventus ofron 30 mln euro për Matic por Chelsea, kërkon 40 mln euro por duke përfshirë dhe bonuset që ofrojnë bardhezinjtë marrëveshja duket shumë afër finalizimit.

Ndërkohë nuk mbetet pas as mesfushori gjerman Emre Can që luan me Liverpool, të cilit i skadon kontrata me 2018 dhe ende nuk e ka rinovuar atë. Gjithsesi javën e ardhshme bardhezinjtë pritet të paraqesin ofertën zyrtare për të përmbysur klauzolën prej 25 mln euro për ta sjellë në Torino 23 vjeçarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat