Kosova përgatitet për Gjermaninë, Islandën e Malin e Zi

Futboll

Kosova përgatitet për Gjermaninë, Islandën e Malin e Zi

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 13:25
Pamje nga stërvitja

Paraditen e sotme Kombëtarja e Kosovës U-19 në futboll në konkurrencën e femrave ka mbajtur stërvitjen e parë në stadiumin e fushës sintetike në Ferizaj. Në një atmosferë jashtëzakonisht të mirë Shtabi teknik i Kombëtares i përbërë nga Përzgjedhësi Kushtrim Munishi, ndihmësit e tij Megzon Visoka dhe Labinot Qosa me përkushtim  punuan dhe shpalosen situatat e ndryshme në lojë si dhe ndërlidhja dhe bashkëpunimi ndërmjet reparteve, nga faza e mbrojtjes, transformimi i lojës dhe mesfushës deri te sulmi. Kombëtarja nesër po ashtu prej orës 9.00 në të njëjtën fushë do të vazhdojë me stërvitjen e radhës.

Kushtrim Munishi, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, tha: "Jemi në hapat e parë të themelimit të Kombëtares U-19 të femrave dhe natyrisht kemi vështirësi në gjetjen dhe përzgjedhjen e vashave, duke marrë për bazë që futbolli i femrave tek ne është ende në fillim. Por ne do të punojmë me ngulm për ta formuar Kombëtaren dhe do të përgatitemi brenda mundësive tona për ndeshjet parakualifikuese për Kampionatin evropian 2018. Siç dihet Kosova është në grup me Gjermaninë, Islandën dhe Malin e Zi dhe ndeshjet zhvillohen në shtator në Gjermani. Jemi në një grup mjaft të fortë, por ne do ta bëjmë punën tonë dhe të përgatitemi sa më mirë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat