Mourinho i pakënaqur me angazhimin në blerjet e verës te Unitedi

Futboll

Mourinho i pakënaqur me angazhimin në blerjet e verës te Unitedi

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 22:05
Jose Mourinho

Jose Mourinho nuk është i kënaqur me afatin kalimtar të verës.

Trajneri portugezs ka pritur si duket më shumë blerje gjatë verës prej Manchester Unitedit, por të cilat deri më tani nuk janë realizuar.

Romelu Lukaku ka kaluar në radhët e “Djajve të Kuq” deri më tani ndërsa portugezi kërkon më tepër.

“Gjithmonë duam më shumë. Gjithmonë ndjejmë se ka hapësirë për përmirësim, dhe nuk mund të them se jam i kënaqur me afatin tonë kalimtar”.

“Ajo që mund të them gjithashtu se është afat kalimtar shumë i vështirë dhe nuk i vë fajin askujt, ky është realiteti i gjërave. Tregu po shkon në atë drejtim që është bërë shumë e vështirë të transferosh lojtarët, të mos them e pamundur”, ka thënë portugezi për ESPN.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat