Veratti: Tani e tutje agjenti im është Mino Raiola

Futboll

Veratti: Tani e tutje agjenti im është Mino Raiola

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 23:49
Marco Verratti

Marco Verratti ka njoftuar zyrtarisht se për agjent personal e ka angazhuar Mino Raiolan.

Sot u raportua se mesfushori i Paris Saint-Germain ishte duke e konsideruar shkarkimin e Donato Di Camplit ndërsa tani është konfirmuar se do të punojë tani e tutje me super-agjentin Raiola.

“Unë njoftoj se se i vetmi person i autorizuar për të përfaqësuar interesat e mia sportive është Mino Raiola,” shkroi Verratti në Instagram.

“E falënderoj Donato Di Campli për punën e shkëlqyer deri më tani”, tha Verrati.

Reprezentuesi italian ka qenë i lidhur ngushtë me një largim nga PSG gjatë kësaj vere për tek Barcelona.

Raiola është i njohur për transferimet e bujshme, ku kujtojmë se nën menaxhim ka Zlatan Ibrahimovicin, Paul Pogban dhe Mario Balotellin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat