Nga skuadra me renome është larguar edhe futbollisti Atdhe Grajçevci. Ai kërkon një mjedis të ri, por në anën tjetër është falënderues drejtuesve të FC Prishtina. “Që nga sot nuk jam me lojtar i FC Prishtinës. Arsyeja: Unë si 18 - vjeçar kam pas kontratë edhe një sezon, ndërsa klubi ka kërkuar nga unë që të rinovoj kontratën edhe 2 vite, kështu që falënderoj presidentin Remzi Ejupi për vlerësimin, por pas bisedimeve nuk jemi ra dakord që të rinovojmë. Klubin e kam kuptuar por kanë qenë disa rrethana që mos të vazhdoj, tretmani kohëve të fundit nuk ka qenë korrekt dhe profesional ndaj meje.
Falënderoj kryesinë e klubit që kanë qenë shumë korrekt gjithashtu bashkëlojtarët, ‘Plisat’ dhe disa trajnerë në veçanti Ramiz Krasniqin”, shkruan Grajçevci.