Xhemaili trim i fitores së Montrealit, Hyka asistoi në humbjen e thellë

Futboll

Xhemaili trim i fitores së Montrealit, Hyka asistoi në humbjen e thellë

Nga: Kemajl Goca Më: 20 korrik 2017 Në ora: 14:27
Blerim Xhemaili

Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili, vazhdon me formën e tij dhe ishte protagonist i fitores së skuadrës së Montrealit me rezultat 2:1 ndaj Philadelphia Union, në ndeshjen e vlefshme të Ligës Amerikane (MLS). Në minutën e 19-të, Salazar kaloi në epërsi Montrealin, ndërsa Picault barazoi rezultatin dy minuta pa përfunduar pjesa e parë. Në pjesën e dytë, në minutën e 51-të Xhemaili, pranon një top pranë 16-shit dhe me lëvizjet  mjeshtërore mashtroi mbrojtjen, duke u futur brenda zonës dhe nga 10-11 metra me goditje të fortë shënoi për fitoren e madhe të skuadrës së tij. Jahmir Hyka u paraqit standard për San Josen, e cila si mysafirë pësoi debakël me rezultat 5:1 nga New York Red Bulls. Hyka asistoi kur shënoi Kazaishvili në minutën e 88-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat