Torino e godet Milanin për Belottin, i vendos çmim të pabesueshëm

Futboll

Torino e godet Milanin për Belottin, i vendos çmim të pabesueshëm

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 15:21
Andrea Belotti

Milani ka marrë goditje të rëndë në përpjekjet për të transferuar sulmuesin, Andrea Belotti.

Torino i ka thënë Milanit se Andrae kushton plot 70 milionë euro plus tri lojtarë.

Lojtarët që i kërkon Torino bashkë me të hollat janë M’Baye Niang, Manuel Locatelli dhe Gabriel Paletta.

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, do të takohet me sulmuesin gjatë ditës për të kuptuar nëse ai dëshiron të largohet nga klubi ose jo.

Besohet se Rossonerët tashmë kanë marrëveshje me lojtarin për një kontratë prej 3.5 milionë eurosh në sezon, e cila do të rritej gradualisht.

Përkundër kësaj, Cairo kërkon plot 70 milionë euro për yllin e madh ashtu sikurse tri lojtarët e Milanit.

Vlera totale e kësaj marrëveshje do të ishte 100 milionë euro, ashtu sikurse që është klauzola e tij, e cila nuk vlen për klubet italiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat