Shifra të frikshme për Neymarin

Futboll

Shifra të frikshme për Neymarin

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 17:08
Neymar

Do të jetë transferimi më marramendës i futbollit evropian që kur Real Madrid “vodhi” Luis Figon në vitin 2000, edhe njëherë tjetër Barça do të jetë viktima. Neymar do të shkëputet nga hija e Lionel Messit për t’u bërë një mbret në “Parc des Princes”.

“Nuk mendoj se do të ndodhë,” shprehet sekretari teknik i Barcelona-s Robert Fernandez kur pyetet nëse një klub do të ishte në gjendje të paguante klauzolën 222 milionë euro.

Por pronari i PSG Nasser al-Khelaifi është gati të pranojë sfidën në mënyrë që ai të arrijë objektivin e tij, titullin e Champions League. Ishte Neymar ai që ndali progresin e PSG sezonin e kaluar në Champions. Ai shkëlqeu në përmbysjen e shekullit me një goditje dënimi perfekte, një penallti dhe një asist në minutën e 95-të.

Përveç klauzolës që kërkon Barça për lojtarin, PSG është gati të paguajë 650,000 rrogë në javë dhe 50 mln euro “pare xhepi” nëse pranon transferimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat