Ja pse shkova te Chelsea

Futboll

Ja pse shkova te Chelsea

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 17:20
Morata

Ka qenë një transferim rekord ai i Alvaro Morata, nga Real Madrid te Chelsea. Klubi londinez ka paguar 80 milionë euro në arkat e “Los Blancos” për kartonin e qendërsulmuesit.

Ish-bomberi i Juventus bëhet në këtë mënyrë futbollisti spanjoll më i shtrenjtë i historisë. “Ka qenë një vetë e veçantë për ma, sepse kanë ndodhur shumë gjëra. Me ndihmën e Zotit do të shkojë te një skuadër që më ndjek prej vitesh dhe te një trajner që kam folur rregullisht prej kohësh. Ka qenë një kënaqësi të luash për Real Madrid dhe do të jem gjithmonë tifoz me këtë skuadër, me përjashtim të ndeshjeve kundër Chelsea.” – tha Morata.

“Conte ka ndikuar shumë në zgjidhjen time. Do të shkojë te skuadra e drejtuar nga trajneri që ka vënë bast më shumë se çdo njeri tjetër te aftësitë e mia. Më besoi te Juventus dhe tani më beson sërish te Chelsea. Jam i motivuar t’ia shpërblej.”

I pyetur se si ishte lamtumira me Zidane, Morata shtoi: “E falënderova për të gjitha dhe i urova fat nga zemra për sezonin e ardhshëm. A do të kthehet te Real një herë të tretë? Vështirë se mund të ndodhë. Për momentin pres të kaloj vizitat mjekësore dhe të vesh në fanellë të re. Do të më pëlqente të ndeshesha me Real Madrid në Champions League, por për momentin nuk mendoj për këtë. Kam folur me Azpilicueta dhe Fernando Torres, të cilët e njohin mirë klubin e Chelsea dhe më kanë ofruar ndihmë nëse do të kem nevojë. Aktualisht jam i lumtur dhe entuziast do të jem trajneri i kampionëve të Anglisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat