Në javën e ardhshme tërhiqet shorti për Superligë

Futboll

Në javën e ardhshme tërhiqet shorti për Superligë

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 17:38
Pamje nga një ndeshje

Nga zyra e Federatës së Futbollit të Kosovës, bëhet e ditur se në javën e ardhshme do të tërhiqet shorti për edicionin e ri në futboll. “Me 25 korrik do të bëhet tërheqja e shortit për edicionin garues 2017 -2018.

Tërheqja e shortit do të bëhet në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës. Shorti për Vala Superligë bëhet në orën 12.00, derisa për Ligën e Parë në orën 12.30”, bëhet e ditur nga FFK. Të gjitha skuadrat mezi e presin hedhjen e shortit, të dinë se me cilat skuadrat do të ndeshen në hapje të edicionit të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat