Emery: Objektivat tanë: Neymar, Sanchez e Mbappe

Futboll

Emery: Objektivat tanë: Neymar, Sanchez e Mbappe

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 18:56
Neymar

Skuadra e PSG-së synon futbollistët e mirënjohur që t’i ketë në radhët e tyre. Është fjala për Sanchezin e Arsenalit, Neymarin e Barcelonës e Mbappen e Monacos.

“Nëse duam të matemi me më të mirët, duhet të marrim futbollistët më të mirë.

Objektivat tanë kryesorë janë Neymar, Alexis Sanchez dhe Kylian Mbappe. Unë si trajner kam kërkuar një futbollist shumë të aftë në sulm dhe të tre këta futbollistë kanë karakteristikat e duhura për të luajtur në krah të Cavanit”, ka thënë Unai Emery, trajner i skuadrës parisiene. PSG ka objektivat e saja për edicionin e ri, të luftojë për titull në Francë dhe në Champions League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat