Ashtu si i ka hije Shkëndijes, në rrethin e tretë të Europa League

Futboll

Ashtu si i ka hije Shkëndijes, në rrethin e tretë të Europa League

Nga: Kemajl Goca Më: 20 korrik 2017 Në ora: 19:46
Shkëndija i gëzohet kualifikimit

Skuadra e Shkëndijes nga Tetova është kualifikuar në rrethin e tretë të Europe League.  Kuqezinjtë barazuan në udhëtim me rezultat 1:1 me skuadrën finlandeze, HJK Helsinki, kësisoj u kualifikuan falë fitores në takimin e parë me 3:1. Tetovarët me rezultat të përgjithshëm 4:2 eliminuan Helsinkin. Skuadra shqiptare tregoi paraqitje mjaft të mirë dhe u shpërblye me kualifikim. Në minutën e 28-të, Marjan Radeski shënoi autogol për epërsinë e skuadrës finlandeze.  

Megjithatë, Shkëndija luftoi ashtu si i ka hije, nuk u dorëzua për asnjë çast dhe barazoi rezultatin 19 minuta pa përfunduar ballafaqimi. Në minutën e 71-të, kapiteni Ferhan Hasani asistoi, ndërsa Ivan Çelikoviç realizoi për 1:1, duke sjellë gëzim të madh në mesin e kuqezinjve dhe në anën tjetër zhgënjim i madh te vendasit. Mi të gjitha u zhvillua një lojë mjaft e mirë nga të dyja palët, ndërsa djelmoshat e trajnerit Qatip Osmani realizuan qëllimin e tyre, kualifikimin në rrethin tjetër. Synimi i Shkëndijes është që të kualifikohen në fazën e grupeve dhe gjasat i ka mjaft të mira nëse vazhdon me këtë ritëm të lojërave të mira.

Helsinki-Shkëndija       1:1

Stadiumi: “Telia 5G-Areena” në Helsinki.

Gjyqtar: G. Jarl Jonsson. (Islanda).

Shënues: Radeski (autogol) – Çelikoviç (71’).

Kartonat e verdhë: Onovo, Jalasto-Zahov.

HJK Helsinki: Dahne, Rafinha, Jalasto, Obilor, Pirinen, Yaghoubi (Dahlstrom 79’), Annan, Onovo, Savage, Jallow (Valencic 64’) dhe Pelvas (Mensah 74’).

Shkëndija: Zahov, Todorovski, Bejtullai, Cuculi, Çelikoviç, Alimi, Vujçiç (Bojku 79’), Radeski (Teqja 90+4'), Hasani, Abdurahimi (Totre 66’) dhe Ibraimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat