E ardhmja e padefinuar e Aubameyang

Futboll

E ardhmja e padefinuar e Aubameyang

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 21:44
Pierre-Emerick Aubameyang

Sulmuesi ende nuk ka vendosur ku do të luajë edicionin e radhës, me një numër skuadrash të interesuara për shërbimet e tij.

Skuadra nga Superliga e Kinës, Tianjin Quanjian, është gati t’i ribashkohet garës për të siguruar nënshkrimin me Pierre-Emerick Aubameyang.

Sulmuesi i Borussia Dortmund ka qenë i lidhur me një kalim tek Paris Saint-Germain, por kinezët janë gati të sfidojnë me një ofertë prej 80 milionë eurosh.

Raportet thonë se Aubameyang do të merrte mbi 30 milionë euro në vit, nëse vendos të largohet drejt lindjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat