Klubi nga Serie A interesohet për Ajetin

Futboll

Klubi nga Serie A interesohet për Ajetin

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 22:38
Arlind Ajeti

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, është lënë jashtë ekipit të Torinos, nga trajneri Sinisa Mihajloviq dhe shumë shpejt pritet të shitet te ndonjë skuadër tjetër.

Ofertat për 23-vjeçarin nuk mungojnë dhe sipas medieve italiane, tani interesim për të ka shfaqur edhe skuadra e ngjitur në Serie A, Benevento.

Kontaktet mes klubit dhe Torinos kanë nisur, derisa edhe Ajeti nuk është kundër hipotezës së transferimit te Benevento.

Gjatë sezonit të shkuar, Ajeti u aktivizua vetëm katër ndeshje me fanellën e Torinos ku shënoi edhe një gol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat